Përpos diferencave, ata janë një çift që e duan dhe e kanë pranuar njëri-tjetrinashtu siç janë.
Agim Vatovci është 62 vjeç, punon si kryetar i Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta, në Kosovë dhe është i prekur nga nanizmi. Por, kjo nuk e ka penguar të bëjë një jetë krejtësisht normale dhe të jetë i suksesshëm. Çifti ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku rrëfeu historinë e dashurisë.
“Ne jemi njohur me shkuesi. Ka qenë moment shumë i vështirë kur e kam takuar për herë të parë. Por me fjalët e tij më ka bërë për vete. Ato fjalë më kanë prekur në zemër dhe e kam pranuar si bashkëshort. Në atë moment kemi vendosur të jemi bashkë. Ne kemi dy fëmijë, i madhi është 18 vjeç dhe i vogli 14-të. Që kur kemi vendosur të krijojmë familje bashkë kemi marrë parasysh se fëmijët tanë mund të preken nga nanizmi pasi është i trashëguar”, tha Xhemile Vatovci.
Link: https://youtu.be/otvEVY_gjkg?t=238
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan