ShowBiz

Blendi Fevziu prind tipik shqiptar! Rrëfen marrëdhënien me vajzën adoleshente

 

I ftuar te “Rudina”, Blendi Fevziu ka folur sërish për marrëdhënien e tij me dy vajzët, duke zbuluar natyrën e raportit të tij me to.

Moderatori u shpreh se, vajza e vogël Alis nuk është bërë akoma pjesë e udhëtimeve të largëta, ndërsa Mishel, që kur ishte 10 vjeç, e ka shoqëruar.

Edhe pse është një adoleshente dhe e rritur tashmë, Blendi nuk i harron porositë për kujdes në çdo gjë që bën apo edhe kërkesën e llogarisë “ku ishe?”, një nga pyetjet më të urryera të çdo brezi të ri, shkruan IconStyle.

Me siguri, edhe ai vet e kujton njëlloj merakun e prindërve të tij, prandaj pranon që mbetet gjithmonë konflikt brezash:

“Mishel është gati 16 vjeç dhe unë e gjej veten duke i thënë ‘ki kujdes kur kalon rrugën’.

Imagjinoni pak. Unë, 12 vjeç kam jetuar vetëm, e kam nisur jetën vetëm. Ajo është 16 dhe në një botë më të hapur”, thotë Blendi.

Ai u justifikua duke thënë se prindërit, sado të rritur të jenë fëmijët, do t’i shikojnë gjithmonë si fëmijë. Ndërsa këta të fundit, asnjëherë nuk do ta kuptojnë merakun e tyre, derisa të bëhen vetë prindër.

Me Mishel, vajzën e madhe, pengu i tij më i madh ka qenë koha, të cilën nuk e ka pasur aq shumë të favorshme sa e ka me Alis, vajzën e vogël.

Por edhe atësinë në periudha të ndryshme dhe relativisht të largëta nga njëra-tjetra, e ka shijuar në mënyra të ndryshme. Me Mishelin, i fokusuar në të tjera gjëra, me Alis, më i mësuar.

Link: https://youtu.be/5g6U7RmAKRc?t=3001

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BYI5qQrH5Oa/?taken-by=blendifevziu