ShowBiz

Enca thyen çdo limit: “Pornstare është kompliment, ma thotë edhe im at”

Skenat erotike por edhe  përmbajtja e tematika e zgjedhur e këngës “Dua” të Encës, ka shkatuar jo pak debat.

E pyetur rreth komenteve negative, këngëtarja ka thënë se nuk shqetësohet, pasi sipas saj çdo njeri është i lirë të flasë dhe të gjykojë, dhe nëse disa e shohin në këndvështrimin e tyre si negativ këtë projekt, atëherë është e drejta e tyre.

Ndër të tjera, ajo theksoi edhe se nuk ndjehet aspak keq kur merr komente negative, pasi sipas saj, ata që komentojnë në këtë mënyrë, nuk e kanë të qartë thellësinë e këngës dhe punën e madhe që është bërë për të.

Madje, kur i thonë mund të ishte një “pornostare”, këngëtarja e merr si kompliment, teksa mes të qeshurave thotë se edhe babai i saj e thërret kështu.

Link: https://youtu.be/hkqBHClvvLk?t=376

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhGoXWsnpYW/?taken-by=enca