ShowBiz

E quan katunare të lumtur. E papritur përgjigja e moderatores nga Ledion Liços

Janë të shpeshta në rrjetet sociale rastet kur personazhet publike i rikthehen imazheve të fëmijërisë.

Një ndër to ka qënë moderatorja Dojna Mema. Vetëm pak javë më parë publikoi në Instastory një foto kur ka qenë bebe e vogël.

Në këtë foto viheshin re dukshëm sytë e mëdhenj blu dhe buzët e plota, tipare që e karakterizojnë edhe sot.

Dojna ka publikuar sërish një foto ku shfaqet në moshë të vogël. Ledioni nuk ka hezituar për ti lënë një koment. “Katunare e lumtur”, ka shkruar Ledioni.

Dojna si natyrë e shkathët që është nuk ka ngurruar t’ia kthejë menjëherë përgjigjen Ledionit.

“Të paktën kam foto me ngjyra”, është përgjigjur me humor moderatorja.

Link: https://www.instagram.com/p/BhH41gxhPcg/?taken-by=dojnamema

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BggoceUBZVm/?taken-by=dojnamema