ShowBiz

“Ishte puthja e parë që jepja…” Enca flet për klipin

Eshtë sigurisht një këngëtare me karakter të fortë, zë të mirë dhe ambicie për shumë më shumë, sugurisht me punë. Përpos të tjerave Enca është një protagoniste e showbizit, e cila nuk druhet të thyej tabu e të provokojë forr me imazhin dhe mesazhin e këngëve.

E ftuar në “Pasdite me Rudinën”, këngëtarja ka treguar më shumë për realizimin dhe filmimin e këngës “Dua”, teksa ka thënë që ishte hera e parë që puthte dikë në një klip.

“Ishte hera e parë, ishim në një suitë me 30-40 persona të stafit aty dhe ishte hera e parë që puthja dikë në një klip”, tha Enca.

Kënga e saj “Dua” prej ditësh është kritikuar gjatë e gjerë për skenat e shumta erotike mes saj dhe modelit portugez, Pierluigi Fracassi.

Link: https://youtu.be/SOQKIBiokuk?t=155

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bg5-a0lnN2k/?taken-by=enca