Mund të thuhet me siguri të plotë se ai është një ndër aktorët më të njohur dhe të pëlqyer nga publiku. Flasim për komedianin Florjan Binaj ose siç njihet ndryshe si ‘Polici i Portokallisë’.
I ftuar në emisionin “Ditë e re”, Binaj ka folur për marëdhënien që ka me familjen, e sidomos me fëmijët.
Ai deklaroi se fëmijët janë gjëja më e bukur në jetë duke u shprehur se po përpiqet që të jetë një baba i mirë edhe pse puna nuk i lë shumë kohë.
Aktori shumë i dashur për publikun foli edhe për debulesën që ka për të bijën duke treguar se ardhjen e saj në jetë e ka përjetuar një emocion të rrallë.
Link: https://youtu.be/hpkmuPS8Lbw?t=134
Burimi i fotos kryesore: ©Ora News