ShowBiz

Mirela Milori ka një “peng” për djalin: “U përpoqa shumë, por ishte e pamundur”

Mirela Milori e ftuar në emisionin “Pasdite ne Top-Channel” foli jo vetëm për fillimet e saj në gazetari, por edhe për rolin e saj si nënë me djalin, Aiden.

Aiden, djali 11-vjeçar i gazetares së njohur të lajmeve, u lind dhe u rrit në Amerikë, por vjen në Shqipëri në kohë pushimesh. Ajo tregon se ka diçka për të cilën ndihet në ‘faj’ deri diku për të – gjuha shqipe. Nuk arriti t’ia mësojë aq mirë sa do të donte.

“U përpoqa shumë që t’ia mësoj shqipen shumë mirë, por ishte e pamundur. Gjuhën e kupton. Unë i flas shqip, por ai ma kthen anglisht. Kur vjen në Shqipëri, flet shqip, por me atë mënyrën e vet”, –shprehet Milori.

https://www.instagram.com/p/BJC-QIzgW2m/?taken-by=mirelamilori

Link: https://www.instagram.com/p/BJC-QIzgW2m/?taken-by=mirelamilori

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bfb9WHsjPep/?taken-by=mirelamilori