ShowBiz

“Për t’i shpëtuar ushtrisë më ngeci klarineta…” Rrëfehet Redon Makashi

Emisioni “Boom” në Ora News mbrëmjen e djeshme pati një të ftuar shumë special. Kantautorin e mirnjohur Redon Makashi. Ai tregoi rreth fillimeve të karrierës së tij artistike. Makashi ka treguar se studimet i ka nisur për piano, por i ka përfunduar për klarinetë.

Redona Makashi: Unë kam filluar për piano, kam vazhduar për klarinetë dhe kam mbaruar për klarinetë. Mbaj mend kur kishim bërë grupin dhe dilnim për koncerte, të gjithë e dinin që isha ose për kompozicion ose për piano. Kur dhashë diplomën në fund, të gjithë me shihnin me klarinetë dhe thoshin, po ky çne me klarinetë.

Fiori Dardha: I ngece klarinetës apo të ngeci klarineta ?

Redon Makashi: Më ngeci! Në një farë më nënyre për ti shpëtuar ushtrisë u futa për klarinetë.

Link: https://youtu.be/FjDB_6U_aHY?t=550

Burimi i fotos kryesore:  ©Ora News