Pas shumë përpjekjesh për të ruajtur për veten e tyre lajmin e një fëmije në ardhje, ata e bënë publike të renë e madhe të jetës së tyre.
Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezaj, çifti shumë i dashur i plublikut, së shpejti do të bëhen prindër. Ditën e sotme Xhensila festoi 25-vjetorin e saj, ndërsa nuk mungoi surpriza magjike e Besit, të cilën këngëtarja e publikoi në Instagram.
Por mesa duket nuk ka përfunduar me kaq. Xhensila ka publikuar foto dhe video nga darka me familjen. Të dy duken të adhurueshëm, teksa Besi kërcen me të dhe i puth barkun.
Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhXO81GH3Qe/?taken-by=xhensilamyrtezaj