ShowBiz

“Burg për një letër” Ilda Bejleri tregon historinë e hidhur të familjes

Me anë të disa postimeve në Instagram Ilda Bejleri ka treguar se familja e saj është dënuar në kohën e komunizmit për shkak të origjinës së tyre. Moderatorja e Supersport ka rrëfyer se gjyshi i saj është dënuar dhe burgosur vetëm për faktin se ishte gjakovar.

Në Instagram ajo postoi disa video të emisionit “Opinion”, i cili trajtoi si temë mbrëmjen e së hënës, “Fëmijët e diktaturës”.

“Më e keqja është se asnjë nuk kërkon falje! Askush nuk i kërkoi as gjyshit tim.

Pas rënies së bustit, pashë për herë të parë gjyshin tim, i cili kaloi shumë vite në burg, vetëm për shkak të një ‘letre’, që kishte ardhur nga familjarët e tij nga Gjakova.

Mizori ajo që Hitleri bëri kundër hebrenjve, por akoma më e frikshme ajo që kanë bërë shqiptarët për shqiptarët.

Si sot, 27 vite më parë gjyshi im doli nga burgi famëkeq i Qafës së Barit… Ishte koha kur dënoheshe se ishe gjakovar!”- shkruan Ilda, duke bërë për herë të parë publike këtë pjesë të jetë së familjes së saj.

Link: https://www.instagram.com/ildabejleri/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhAJ7FBhb6U/?taken-by=ildabejleri