Aktualitet
30084929_183887045743457_3112353222187024384_n(1)

Hakerohet Youtube, fshihet ‘Despacito’ dhe dhjetra këngë të tjera

Despacito, kënga më e ndjekur ndonjëherë në Youtube është fshirë nga një haker kibernetik së bashku me dhjetra video të tjera.

Fshirja e videos, ka ardhur vetëm 5 ditë pasi u njoftua se kënga e Luis Fonsit dhe Daddy Yankee kishte arritur të thyente rekord, duke u bërë video më e ndjekur në historinë e YouTube duke arritur 5 miliardë klikime.

Aktualisht në vend të këngës është një video që tregon disa persona të maskuar e me armë të drejtuara nga kamera, një skenë që kuptohet, nuk është nga videoja e “Despacito”.

Kur fansat përpiqen të klikojnë videon, ajo del e padisponueshme.

Dhjetra artistë përfshirë Shakirën, Selena Gomez, Taylor Swift dhe Drake, janë prekur gjithashtu nga hakerat.

Hakerat që e quajnë veten Prosox and Kuroi’sh, shkruajtën në titullin e videos “Palestina e lirë”.

Kënga spanjolle “Despacito” është publikuar në janar të vitit 2017 dhe ka thyer shumë rekorde jo vetëm në YouTube por edhe në transmetime. Ajo ka qëndruar në krye të listës së këngës më të dëgjuar në SHBA, për 16 javë rresht. Ajo gjithashtu u bë kënga më e transmetuar në botë.

Po ashtu remixi i këngës me Justin Bieber u tejmase i famshëm.

_100780098_mediaitem100780097

Link: https://www.youtube.com/watch?v=kJQP7kiw5Fk

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhJXQIDgo_5/?taken-by=luisfonsi

Burimi i lajmit: http://www.bbc.com/news/technology-43712137