Edelgard Huber von Gersdorff, cilësuar si gjermania më e moshuar, ka ndërruar jetë – ajo ishte 112 vjeçe. Sipas mbesës së saj Karlsruherin vdiq të hënën. Gruaja festoi 112 vjetorin e saj më 7 dhjetor 2017 – duke u përgjigjur me durim pyetjeve të kureshtarëve të shumtë.
Edelgard Huber von Gersdorff ka përjetuar perandorinë dhe Republikën e Weimarit, epokën naziste, Republikën Federale dhe ribashkimin e dy Gjermanive. Ajo u lind në vitin 1905 në Thuringia në një familje oficeri dhe u shpërngul në Karlsruhe gjatë adoleshencës. Qe një sportiste e apasionuar, por u prek në rininë e hershme nga poliomeliti. Megjithatë ajo vazhdoi të bënte sport, pedalonte dhe studionte shumë. Fillimisht Kimi e më pas Juridik. Deri në pension, ajo punoi si avokate në një bankë.
Gjatë festimeve të 112 vjetorit ajo kujtoi me nostalgji të shoqin i cili ka ndërruar jetë në 1987. Edhe pse u ulur në një karrige invalidësh dhe me probleme të theksuara në dëgjim dhe shikim, 112 vjeçarja, me pak ndihmë ushtronte muskujt e saj.
Link: https://de.wikipedia.org/wiki/Edelgard_Huber_von_Gersdorff
Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io