Në foto e Rozana Radit me qenushin e saj Pinuçi, është bërë shkas që Olti Curri të ngacmojë këngëtaren.
Kjo e fundit ka pozuar me qenin, i cili duket se është shkëputur për një çast nga Rozi, për të pozuar për qejfin e tij para objektivit të aparatit. Por Olti Curri e ka interpretuar ndryshe këtë moment, dhe duke bërë shaka shkruan:
“Stop qenve që braktisin pronaret në mes të rrugës. Qenushi braktis Rozanën në rrugë dhe bëhet gati të ikë me të katra. Mos braktisni Rozin”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, Rozi nuk e ka lënë me kaq por i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë:
“Stop marketeve që i shërbejnë Olti Currit. Stop tregtisë së karrocave të mëdha për Oltin. Jemi të uritur. Duam të hamë dhe ne”, shkruan këngëtarja.
Sigurisht kjo “përplasje” ka qenë në kuadrin e një shakaje mes ty personazheve. Olti bën gjithnjë shaka për peshën e tij dhe ia lejon këtë edhe miqve si Rozana.
Link: https://www.instagram.com/olticurri/
https://www.instagram.com/p/BhbkpkOh4oA/?taken-by=rozana_radi
Link: https://www.instagram.com/p/BhbkpkOh4oA/?taken-by=rozana_radi
Link: https://www.instagram.com/rozana_radi/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfQwY-_AbnM/?taken-by=olticurri