ShowBiz

Kush është artistja që refuzoi Edi Rama? “E doja po ai s’më deshi”

Ajo është një artiste shumëdimensionale dhe quhet Ornela Vorpsi. Prej 27 vitesh i përket artit europian dhe së fundmi është kthyer në Shqipëri për të mbajtur ekspozitën “Providence” në COD në ambientet e Kryeministrisë.

“Godina ku ne përpara nuk mund të futeshim kurrë, tani po futemi me art dhe me kulturë. Aty mund të futet qytetari, artisti mund të vijë të prezantojë veprat në zemër të pushtetit. Edhe unë mund të them që e kam pushtuar me shëmbëlltyrat e mia”, u shpreh Vorpsi. Ndërsa të tjerë janë shprehur me rezerva në lidhje me hapjen e dyerve të kryeministrisë për të, lidhur dhe me faktin se ajo njihet si mikeshë e Edi Ramës.

Vorpsi rrëfeu edhe dashurinë e saj platonike me profesorin e saj., kryeministrin e Shqipërisë, teksa shprehet mes të tjerave se i gjithë Parisi e donte atë.

“Është jashtë mase i kulturuar. Nuk ishte rënie në dashuri, pasi kishte edhe profesorë të tjerë, por unë Edin e kam dashur në mënyrë platonike. Për fat të keq nuk kemi pasur asgjë më shumë. Unë isha dakord, por ai fatkeqësisht nuk donte”, tha Vorpsi, duke u bërë përshtypje të gjithëve me elozhet e saj.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=VZg8qSJUAik

Link: https://www.youtube.com/watch?v=tyeY1E29p2g

Burimi i fotos kryesore:  ©Top Channel