ShowBiz

Rike Roçit i dalin të “palarat”!

Rike Roçi, është një nga fotomodelet më seksi shqiptare dhe që nuk i fsheh atributet e saj.
Këto kohë ajo ka lënë Italinë për t’iu dedikuar kompeticionit “Dancing With The Stars në Shqipëri. Gjatë ditës së sotme ajo dhe balerini i saj Besi Skura ishin të ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” ku janë shprehur për anët e tyre të mira dhe negative. Besi theksoi se në përgjithësi Rikja ishte një vajzë e qetë dhe e qeshur si dhe me durim.

Megjithatë ai nuk nguroi të rendisë edhe disa anë negative të saj. “Ajo ana e mirë kur del ndonjëherë nga vetvetja transformohet bëhet e keqe fare. Një e keqe tjetër është se është llasticë, i merr gjërat me përtese dhe nëse thotë nuk e bëj dot diçka i thotë truri që nuk e bën dhe pikë dhe kjo është shumë problem sidomos në punën tonë,”-u shpreh balerini i “DWS”.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=unEBYMIX7i4

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10208799985907856&set=a.4361569008280.2167831.1559480867&type=3&theater