ShowBiz

Blerina Braka tregon për herë të parë për dashurinë, martesën dhe shtatzaninë

Talenti i saj i madh, është gjithnjë i vewshur me një petk modestie, pasi ajo e shmang shpesh herë fokusin e kamerës.

Blerina Braka para disa ditësh ka publikuar foto të unazave me babain e fëmijës që ajo pret së afërmi dhe tani ka bërë dhe “baby shower”-in.

E ftuar sot në studion e “Rudina”, Blerina rrëfeu se e gjithë kjo periudhë ka qenë me një përzierje ndjesish.

“Në fakt, unë e doja të ishte vajzë, por e ndjeja që e kisha djalë. Madje, edhe pa e mësuar, e dija që e kisha djalë”, – tregon Blerina. Në klipin e saj të fundit, me titull “Pritja e ëmbël” (Baby shower), tregohet edhe emri i djalit, i cili është Edeil.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=uo2p1wIZ2CA

Link: https://www.youtube.com/watch?v=7RGnAhghJAc

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhMi2Atj18e/?taken-by=blerinabrakaofficial