ShowBiz

Hekurani dhe Sulltani i dorëzohen ndjenjave të papërballueshme

Është i njohur për perlat e tij muzikore të cilat çdo herë i sjellë me mjeshtëri dhe me shumë botëkuptim. Nën melodi të ndryshme ai ka arritur që t’i servirë publikut këngë të cilat vulosen dhe nuk harrohen asnjëherë.

Këtë herë producenti dhe këngëtari i mirënjohur Hekuran Krasniqi ka sjell një bashëkpunim i cili të rrëmben në atë melankolinë e ëmbël që ndjejnë të porsadashuruarit.

Në duet me Sulltanin, Hekurani i këndon “asaj” krejt i dorëzuar ndaj ndjenjave të zemrës “…nuk e di ça m’ke bo ça m’ke bo, një minutë pa ty s’muj me bo, po don zemra, po don shpirti”.

Video&Foto:  https://www.youtube.com/watch?v=vT-e-uSzqlI