ShowBiz

Stresi nuk ndalet, ja çfarë bëri menjëherë sa doli nga qelia

Disa ditë më parë reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi u arrestua pasi u kap në një lokal duke konsumuar kokainë. Gjatë dëshmisë së tij në polici Stresi pranoi se ishte përdorues e jo trafikues.

Ndërsa ditën e djeshme gjykata mori vendimin që reperi të hetohej në gjendje të lirë. Menjëherë sapo ai doli nga qelia pas dy ditë qëndrimi aty, Stresi publikoi një video në Instagram. Ai shihet duke tymosur dhe filmon murin e lagjes ku shkruhet: “Police mos u dorëzo. Paqe jeshile. Banda e lagjes”.

Ndërsa në përshkrimine videos Stresi shkruan: “Jom shumë i modh për ju i lirë”.

Përveç kësaj ai lajmëron se ditën e sotme do bëj publik projektin e tij të ri me titull “GTA”.

https://www.instagram.com/p/Bhl5ZH8hWt4/?taken-by=stresi

Link: https://www.instagram.com/p/Bhl5ZH8hWt4/?taken-by=stresi

Link: https://www.instagram.com/stresi/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bhm0I__h41N/?taken-by=stresi