ShowBiz

Do emocionoheni! Armina tregon se si e mori propozimin për martesë

Mbrëmjen e djeshme Armina ka zgjedhur të na tregojë të gjithëve se si e mori propozimin për martesë nga i dashuri i saj Shkëlzen Berisha.

E pyetur nga fëmijën e “Në kurthin e Piter Pan”, Armina ka thënë që propozimi ishte ashtu si në ëndrra, ku Zeni ishte ulur në gjunjë dhe i kishte bërë pyetjen klishe “A do të martohesh me mua?”

“Më ka ndodhur siç e kam ëndërruar, prandaj ju them se duhet të besoni në përalla. Propozimin e kam marrë në një vend shumë special. Ne kemi shkuar çdo vit në një vend në Como. Zeni e kishte lënë unazën të ballkoni i liqenit. Kemi një stol aty ku rrimë gjithmonë bashkë. Më pas më dha unazën, më tha: ‘Do të doja të kaloja jetën me ty’, U emocionova nuk e prita”, u shpreh Armina Mevlani.

Link: https://youtu.be/8enclY2HrVA?t=582

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bf8x1pTBFxo/?taken-by=armina_mevlani