Aktualitet

Mbretëresha e Spanjës provon ushqimin tradicional shqiptar

Mbretëresha Sofi e Spanjës ka qenë pjesë e ceremonisë së gastronomisë shqiptare në Madrid.

Ambasadori shqiptar, Ridi Kurtezi ka publikuar pamjet në rrjetin e tij social në Twitter ku Mbretëresha e Spanjës duket si shikon disa ushqime tradicionale shqiptare.

“Kënaqësi të mirëpres Mbretëreshën Sofia në tryezën e gastronomisë shqiptare në Madrid”, ka shkruar ai.

Ndër ushqimet që ishin të ekspozuar përfshiheshin ëmbëlsirat si ballokume, trigona dhe zupa.

Link: https://twitter.com/RKurtezi