ShowBiz
2018-04-17 15_04_15-18879375_428651254172528_2270358788278059008_n(1).jpg ‎- Photos

Pas pjesëmarrjes “Në Kurthin e Piter Panit”, Turjan Hyska ka dy fjalë për Agron Llakajn

 

Moderatori Turjan Hyska duke marrë shkas nga pjesëmarrja e aktorit të humorit Agron Llakaj në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit” ka shprehur publikisht vlerësimin për energjinë dhe profesionalizmin e aktorit duke e quajtur atë të “frikshëm” në punën që bën.

“Agron Llakaj është ndër njerëzit që vlerësoj më shumë ndër ata që kam njohur në botën e TV-së! Ka edhe njerëz të tjerë të talentuar por energjia e pashtershme, dëshira për punë e bën “të frikshëm”, respekte”- ka shkruar Turi në “Instagram”.

Të dy janë të angazhuar në programe televizive që në thelb kanë humorin dhe argëtimin e publikut. Por kur profesionalizmi është kryefjala, konkurrenca mund të bëhet pengesë. Mesa duket ky nuk është rasti në fjalë.

2018-04-17 15_00_59-ag.png ‎- Photos

Link: https://www.instagram.com/turjanhyska/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BU3ryNwlDd3/?taken-by=turjanhyska