ShowBiz

Genti Lako diskrediton Elsa Lilën publikisht. E akuzon për vjedhje. “Turp t’i vijë”

Publikut shqiptar Elsa Lila i është ofruar si një produkt special, por koha dhe projektet e saj të pakta muzikore treguan se pasioni i saj u fokusua gjetiu.

Sot ajo nuk i ka shpëtuar akuzave pavarësisht se prej vitesh jeton larg Shqipërisë.

Së fundmi Elsa është bërë pjesë e një problemi në lidhje me të drejtat e autorit, pasi akuzohet se këngëtarja ka kryer një vjedhje.

Kompozitori Genti Lako ka thënë se artistja ka vjedhur këngën “Buzët më ishin tharë”, e cila është  produksion i Lakos, i kënduar në formën origjinale nga Eranda Libohova.

Sipas Lakos, ripërpunimi i këngës në versionin italian nga artisti Piero Fabrizi, ishte bërë pa lejen e tij dhe kjo gjë e ka revoltuar autorin e këngës, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.

“Miqtë e mi, mbas ‘Zonja dhe zotërinj’ që më vodhën në Serbi pa të drejta, ma vodhën dhe këtë këngë. Nuk i kam dhënë leje ta këndojë. Turp që e merr pa leje. As me vdek s’po na lejnë rehat!”- ka shkruar kompozitori i njohur.

 

Link: https://www.facebook.com/genti.lako.3

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=4905653654777&set=pb.1701091495.-2207520000.1524052695.&type=3&theater