Për shkak të marrëdhënies së tyre të komplikuar reperi i njohur Majk dhe ish-e dashura e tij Majlinda prej kohësh janë në qendër të vëmendjes.
Edhe pse çifti nuk kanë deklaruar për një rikthim të mundshëm, ata duket se bëjnë gjithçka për Roanin, djalin e tyre.
Reperi i njohur në intervista të ndryshme është shprehur se pavarësisht se Roan jeton me të ëmën, ai kujdeset që të birit të mos i mungojë asnjë gjë dhe ai është gjithmonë me ta sa herë që kanë nevojë.
Majlinda ka postuar sot në Instagram një video të vogëlushit Roan, i cili tashmë është 11 muajsh dhe ka filluar të thotë fjalët e para. Në këtë video të ëmbël djali i reperit të njohur shfaqet duke shqiptuar më gjysmë zëri fjalën “baba”. Kujtojmë se video e fundit që kemi parë nga Majk, është gjatë një performance live, kur i deklaron dashurinë të dashurës së re.
https://www.instagram.com/p/BhvxS6fgKL6/?taken-by=majlindazeka1
Link: https://www.instagram.com/p/BhvxS6fgKL6/?taken-by=majlindazeka1
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdYaoA-hxz2/?taken-by=majkaveli