E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan, këngëtarja Marjona Metohu teksa gatuante një ushqim tradicional harroi rradhën e veprimeve dhe vendosi të telefonoj të ëmën, veprim ky që u gjykua jo mirë nga mediat online dhe sigurisht që i shkaktoi mjaft pakënaqësi.
Me anë të një postimin në rrjetin social ‘Instagram’, Marjona shpjegon se gjithcka ishte për show dhe nuk duhej të pasqyrohej si e tillë.
“Më vjen për të qeshur për mënyrën se si interpretohen gjërat nga njëri portal tek tjetri. Ajo ka qenë thjesht një skenë humori sepse nuk ishte hera e parë për mua që bëja një gatim të tillë dhe për më tepër që nuk kërkonte shumë mundim”, është shprehur Metohu.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=yqojZJsPOIY
Link: https://www.instagram.com/marjonametohu/
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan