Pak kohë më parë reperi Gjiko ishte me pushime në një ishull privat në Maldive bashkë me partneren e tij Elita. Një veprim i pa menduar mirë u ka kushtuar shtrenjtë çiftit të njohur. Ata peshkuan një peshkaqen të vogël dhe videon e publikuan gjithë ngazëllim online.
Autoritetet vendase dhe natyralistët e bënë të madhe këtë çështje që veç të tjerash bie ndesh me ligjet lokale.
Video e postuar nga vetë reperi, bëri xhiron në rrjeteve sociale duke rënë në dorë edhe të instruktorit zhytës profesionist, i quajtur Shaff Naeem.
Pas një videoje ku reperi shqiptar kërkonte falje, u supozua se kjo çështje u fashit paqësisht. Shaff Naeem i cili kishte hequr videon ku Gjiko kapte peshkaqenin, e ripostoi sërish atë.
Arsyeja që po e bën është se nga reperi nuk i ka ardhur asnjë video mesazh, ku kërkohej ndërgjegjësim për mbrojtjen e këtij peshkaqeni të rrallë në Maldive.
“Mirë e hoqa këtë video pasi Gjiko kërkoi falje dhe tha se do të më mbështesë për të ndihmuar në krijimin e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e peshkaqenëve. Pasi u hoq video, ai asnjëherë nuk iu përgjigj asnjë mesazhi. John Thet madje i dha atij mundësinë për të marrë pjesë në hapjen e ADEX2018 dhe për të dhënë një bisedë apo një mesazh video, për të cilën ai kurrë nuk u përgjigj. Mendoj se është koha që ai të dijë se jam serioz për të tilla çështje”, ka shkruar Shaff Naeem krahas videos së ripublikuar. Të shohim si do veprojnë autoritetet.
https://www.facebook.com/Shafraz.Naeem/videos/10156230563998688/
Video&Foto: https://www.facebook.com/Shafraz.Naeem/videos/10156230563998688/