ShowBiz

Aurela del e deformuar në një foto nga plazhi. Çfarë ka ndodhur?

Personazhet publike në mbarë botë akuzohen jo rrallë për tjetërsim të imazhit të tyre publik me anë të photoshop-it.

Tendenca për të qenë sa më perfekt në sytë e publikut, po bën që personazhet më shumë të duken si të deformuar e jo të bukur. Së fundmi ajo që është gjykuar keq për përdorim të tepruar photoshop-i ka qenë modelja e njohur Aurela Hoxha.

Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet seksi me bikini. Por një detaj nuk i shpëtoi syrit kritik të ndjekësve të shumtë. Njëra nga këmbët e saj duket shumë e madhe, dhe si e deformuar. Menjëherë kanë filluar reagimet, dhe akuzat për photoshop. Por modelja seksi nuk ia ka përtuar, por ka polemizuar me disa komentues.

Link: https://www.instagram.com/p/BhrgLI7AyS_/?taken-by=hoxha_aurela

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bgqn16cA2qV/?taken-by=hoxha_aurela