ShowBiz

I vunë prangat për kokainë. Si qëndron e vërteta e arrestimit të Stresit

 

Ai është një ndër reperët me real në qarkullim. Nuk shtiret dhe flet gjithnjë hapur mbi gjithçka ka dhe s’ka në jetën e tij. E ka shprehur edhe më herët se përvoja e jetës e ka bërë të tillë dhe sigurisht ka dhënë një kontribur të jashtzakonshëm në kreativitetin e tij.
Stresi së fundmi ka kaluar një ndër ato strese me të cilat duket se është mësuar tashmë e nuk i bëjnë përshtypje. Ai ka qenë i arrestuar për plotë 72 orë, për posedim narkotikësh e konkretisht kokainë.
Por si qëndron e vërteta e dëshmon ai vetë në “Zonë e Lirë” me Arian Çanin.

“Nuk më shpjeguan fare për çfarë jam aty. Pas 12 orësh më morën deklarim, por unë refuzova. Ishte arrestim qesharak dhe prokurorja e gatshme tha çfarë më vini me kështu lloj arrestimesh. Le të pinë çunat cfarë të duan. Ishte momenti sa hyra në lokal policia rastisi në aksion, kishte 4 orë që vëzhgonte aty. Ka prapavijë politike. Faktikisht të gjithë policët që ishin aty u sollën shumë mirë. Nuk ke çfarë i bënë, ata kanë punën e vet. Më mbajtën 72 orë në paraburgimin e Drejtorisë së Policisë. Unë as e kuptova për çfarë u arrestova”, deklaroi Stresi. Reperi shtoi gjithashtu se natën e arrestimit të tij, policia shkoi edhe për kontroll në banesën e tij në orën 2 pas mesnate. Ndërsa sa i përket lajmit të dalë në disa media rreth deklarimit të tij para hetuesve, Stresi u shpreh se kjo nuk është e vërtetë, pasi refuzoi të bënte deklarim në rajon.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=9i3XgeCt-J8

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bgw1ZwVBlCv/?taken-by=stresi