Këngëtarja e njohur në mbarë trojet shqiptare, Mihrije Braha, qe e ftuar dje në emisionin “Rudina” në Tv Klan.
Këngëtarja u komplimentua shumë për pamjen nga moderatorja. Ndër të tjera Mihrija tregoi edhe një detaj të rëndësishëm që lidhet me pamjen e saj. Kujtojmë se vite më parë ajo i ka patur flokët rozë, një trend i kohëve të fundit, por këngëtarja e ka provuar më herët.
Ndokujt mund t’i shkojë në mendje se për shkak të moshës bashkëshortit të saj mund të mos i ketë pëlqyer një transformim i tillë. Por nuk ka ndodhur aspak kështu. Siç u shpreh këngëtarja ai e ka pëlqyer transformimin e saj vite më parë.
“Unë i thashë që do t’i bëja flokët pink dhe ai më tha: Bëji si të duash. Mua më pëlqyen shumë kur pashë veten dhe të gjithë ata që ishin në parukeri mi pëlqyen. Kur erdhi Naimi t’më marrë i dola tek dritat e makinës dhe i thashë: A po t’pëlqejnë? Dhe ai më tha se i pëlqyen. Nuk e kam patur asnjëherë problem që t’i ndryshoj’, tha Mihrija, duke na treguar një aspekt mjaft europian të të shoqit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=dn0YZiksSIE
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgnjzreBZJN/?taken-by=mihrijebraha