ShowBiz

Stresi pas kuintave përgjon Saimir Tahirin

Reperi Stresi dhe ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kanë qenë të ftuar në emisionin e djeshëm të Arian Çanit, “Zonë e Lirë”.

I pari në studio është ftuar Tahiri, ku biseda me të u zgjat shumë, e si rezultat Stresi priti pas kuintave për një kohë të gjatë derisa të thirrej në studio.

Por, reperi u sigurua që mos ta “shpërdoronte” kohën që kishte në dispozicion. Ai ka bërë një foto të Tahirit nga backstage, mbi të cilën ka shkruajtur “Saja”.

Link: https://www.instagram.com/stresi/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bhm0I__h41N/?taken-by=stresi