ShowBiz

Alban Skënderaj dhe Dj Sardi bëhen bashkë, për një klip të jashtzakonshëm

Alban Skënderaj dhe Dj Sardi, dy emra të mëdhej janë bërë bashkë për një produksion vërtet të veçantë dhe gjithpërfshirës. Kënga është shumë ritmike dhe dora e Sardit ndihet në stilin krejt ndryshe të Alban Skënderajt.

Kënga e titulluar “Imagjino” është shoqëruar me një videoklip në të cilin janë përfshirë personazhe të profesioneve të ndryshme që e shijojnë muzikën dhe ndjesinë që ajo të fal.

Ky është projekti i radhës që artisti ka sjellë pas koncertit që mbajti në Pallatin e Kongreseve muaj më parë. Sigurisht që frymësimi i Albanit nga gjithë ajo mjesmarrje masive në recital, nuk ka qenë i vogël. Spektatorët e shumtë e kanë bërë të kuptojë se muzika hyn kudo dhe nuk do t’ia dijë se kush je dhe nga vjen. Ajo i kënaq të gjithë njësoj. Kjo është në thelb edhe filozofia e projektit të ri “Imagjino”.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=rq257b6UpUE

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bf6xZ5-nWtq/?taken-by=albanskenderaj