“Për drekë me mua” ne “E Diela Shqiptare”, është një nga ato programe ku përpos gatimit mësohen edhe shumë të panjohura mbi personazhet publikë.
Së fundmi pjesë e një prej puntatave ka qënë Bes Kallaku. Aktori i humorit kishte zgjedhur t’i ftonte miqtë e tij VIP në shtëpinë që ai dhe Xhensila kanë në një kompleks turistik në Gjirin e Lalëzit.
Një zgjedhje kjo mjaft e zgjuar duke iu përshtatur dhe menysë që ai kishte përzgjedhur të gatuante ku baza ishte peshku. Duket se kjo vilë e ti ishte tepër luksoze.
Ngjyra dominuese në shtëpinë e Besit dhe Xhensilës, si brenda dhe jashtë saj, ishte e bardha.
Gjatë emisionit Besi tha se ai ka bindjen se pasi të shtohet familja e tij, do kalojnë më shumë kohë në këtë shtëpi.
Link: https://youtu.be/OmsmGqkeldk?t=926
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bfi5ltigN1o/?taken-by=bes_kallaku