ShowBiz

‘Kur ti ikën, të gjithë kërkojnë një të ngjashme”! Kush e përloti Adrola Dushin

Adrola Dushi është një ndër ato modele shqiptare të cilat falë bukurisë dhe hijeshisë vihen në qendër të vëmendjes mediatike.

Karriera e saj si modele është e pozicionuar në SHBA dhe  sukseset e saj kanë qenë të dukshme. Së fundmi ajo është zhvendosur përfundimisht për të jetuar në kontinentin e largët.

Për largimin e saj ka shkruar njëra nga shoqet e saj, mëngjesin e sotëm, e cila e ka përlotur Adrolën me anë të një mesazhi vërtet të ndjerë.

“Nuk do të rresht kurrë së thëni se sa me fat jam që të kam në jetën time. Ti je një mrekulli dhe një dhuratë e Zotit. Ti je bekim për të gjithë njerëzit që të njohin, por ajo çka të bën ty personin më të mrekullueshëm në botë, është pikërisht zemra jote që kujdeset dhe i do shumë të tjerët. Ti ke qenë dhe je personi më i mirë që kam takuar gjatë jetës sime. Kur ti ikën, ata do të kërkojnë për një të ngjashme me ty, por kurrë nuk do të gjejnë një si ty sepse ti je rrallë. Njerëzit që nuk u kujdesën për ty, kanë humbur një person për të cilin do të kërkojnë gjithë jetën për ta gjetur. Dhe personat që vërtet kanë humbur janë ata, jo ti. Të dua me gjithë fuqinë e shpirtit dhe zemrës”, ka shkruar shoqja e saj.

Link: https://www.instagram.com/adroladushi/

https://www.instagram.com/p/BfQfJhQHvTE/?taken-by=adroladushi

Link: https://www.instagram.com/p/BfQfJhQHvTE/?taken-by=adroladushi

https://www.instagram.com/p/BeBRMCugMi-/?taken-by=adroladushi

Link: https://www.instagram.com/p/BeBRMCugMi-/?taken-by=adroladushi

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BZRDAuqgiB8/?taken-by=adroladushi