ShowBiz

Reklamoi kompaninë që mashtroi shqiptarët. Fansat i sulen Bes Kallakut

Aktori i mirnjohur Bes Kallaku përmes videove dhe fotove ka ftuar ndjekësit e tij që të blejnë karburantin e një kompanie që shpalli falimentimin disa ditë më parë.

Besi ka qenë imazhi mediatik i kompanisë së karburanteve “Gulf”.

Por pas kritikave ai sot reagoi në Instagramin e tij ku tha se kërkonte falje pasi nuk e dinte dhe do e ndiqte të drejtën e tij në rrugë ligjore.

Por pas reagimit të tij ai ka marrë një lum kritikash nga fansat e tij të cilët e akuzojnë se ai duhej të merrej me humor dhe jo me reklamat e kompanive.

Disa nga komentet:

“…dita dites Po i humb ato vlera qe i ngrite me mund e djerse..sa m lart ngjitesh aq me shum vritesh kur bie ishe ne dijeni qe Gulf ishte ne falimentim prandaj beje reklama se malli mire dhe cilesia skan nevoje per reklame..figura jote Po ulet dita dites dhe nuk je mo bes katnari dhe robi i thjesht ..gjithsesi mbas gulf do meresh me naj reklame tjt po ket here tregohu me i sinqerte me ato njerez qe tben te arrish ktu ku je ..shnet vlla”

“ti shoerndaje qdo dit foto me kompanin Gulf dhe genjeje edhe ti se “Gulf” esht karburanti me i mire ne shqiperi tashi qa do thuash mbas asaj qe ndodhi normale se do thuash se jam i abuzuar po edhe ti ishe bashkpuntor klm bisha”

“E shyqyre se na cave derrasat o mora rrugen o per ne gulf o per ne gulf”

 

https://www.instagram.com/p/Bh6PTVUAUpW/?taken-by=bes_kallaku

Link: https://www.instagram.com/p/Bh6PTVUAUpW/?taken-by=bes_kallaku

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgjcnACATo4/?taken-by=bes_kallaku