ShowBiz

Stresi sfidon sërish policinë, ja çfarë ka bërë në Shkodër

Stresi e di fort mirë se si ti bëjë për vete titujt e mediave. Ai së fundmi ka sfiduar sërish policinë, po publikisht.

I ftuar në Shkodër për të mbajtur koncert në një prej kubeve të njohur të natës në këtë qytet, reperi problematik, ka bërë një thirrje publike në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Apel tanë shokëve e dashamirëve shkodranë të na e binë nji cingare bar se marum…”, shprehet Stresi në një video nga ambientet e një prej hoteleve më të mira të Shkodrës.

Ndërsa në më pak se 10 minuta ai ka publikuar një tjetër video.

“Faleminderit shumë të gjithë që u munduat me e sjellë, por e gjetëm. Faleminderit shumë, shumë…!”, thotë reperi.

Vetëm pak ditë më parë, Stresi u arrestua nga policia për zotërim të një sasie të vogël droge. Aktualisht hetohet në gjendje të lirë.

Link: https://www.instagram.com/stresi/

https://www.instagram.com/p/Bh4YfGYBcVZ/?taken-by=stresi

Link: https://www.instagram.com/p/Bh4YfGYBcVZ/?taken-by=stresi

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bh6USxGBFdV/?taken-by=stresi