ShowBiz
2018-04-23-09_22_05-30856210_230870614157309_6850708347356708864_n1.jpg--Photos

“Dua një bebe” çfarë thotë kështu Oriola Marashi?

Oriola Marashi është një modele që premton shumë dhe të gjithë adhuruesit e saj presin me padurim projektet e saj të reja. Popullariteti i saj është shtuar jo pak, në saj të fotove dhe videove provokuese të cilat ua servir ndjekësve online.

Pas shumë publikimeve të fotove e videove ku ajo shfaqet mjaft seksi, Oriola së fundmi ka habitur me postimin e saj. Mesa duket asaj i ka lindur dëshira të bëhet nënë.

Dhe jo, nuk është shaka sepse këtë e ka bërë të ditur vetë modelja. Oriola ka postuar një foto të Kylie Jenner me vajzën e saj teksa shfaqen të buzëqeshura dhe shkruan: “Oh Zot, dua një bebe”.

ori15245653151524565350-576x1024

Link: https://www.instagram.com/oriolamarashi/  

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bh2Na-Zjc7S/?taken-by=oriolamarashi