Mbrëmë këngëtarja e mirnjohur Soni Malaj i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve “Në Kurthin e Piter Panit”, duke zbuluar detaje të pathëna më parë.
Kështu ajo iu përgjigj edhe pyetjes që të gjithë duan të dinë.
“Si shkon me vjehrrën?” ishte pyetja e drejtpërdrejtë për të që iu bë nga fëmijët dhe përgjigjja e këngëtares, me siguri, i ka pëlqyer shumë edhe vjehrrës së saj:
“Është fat i madh kur ke prindër të mirë, por kur ke edhe një vjehrrë të mirë, është fat edhe më i madh. Unë kam një vjehrrë shumë të mirë dhe jam shumë e kënaqur… “ – tha këngëtarja.
Link: https://youtu.be/uS-83_OgLsU?t=389
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan