Ish deputetes së PD, Majlinda Bregu ditën e djeshme iu dha mundësia të hedh një hap me vlerë në karrierë. Bregu u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Ndërsa ky lajm para së gjithash ka lumturuar më shumë familjarët e Bregut. Vajza e ish ministres ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur entuziazmin pas postit që mori e ëma.
Kejda, e cila është po ashtu një ndër vajzat më të komentuara për shkak të pamjes së saj tepër seksi, ka postuar foto në Instastory dhe shprehet se ndihet krenare.
“Krenare për ty. E pandalshme mami. Ti meriton më shumë se kaq”, ka shkruar ajo në diçiturën e fotos. Në njërën nga fotot buzëqeshja e Majlinda Bregut shpreh kënaqësi të papërmbajtur.
Link: https://www.instagram.com/kejda/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/_hdhauEHcf/?taken-by=kejda