ShowBiz

Dy shqiptarë në mbështetje të njëri-tjetrit në ‘Eurovizion’. Ja gjesti që na bën krenar

Gent Bushpepa dhe Eleni Foureira janë dy shqiptarët që përfaqësojnë përkatësisht Shqipërinë dhe Qipron në Eurovizion. Mesa duket ata janë takuar në këtë fazë parapërgatitore dhe i kanë dhënë mbështetjen e plotë njëri-tjetrit.

Ka qenë përfaqësuesi i Shqipërisë i cili ka publikuar në “Instagram” një foto me Elenin duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Mediat kanë përcjellë impaktin pozitiv që interpretimi i Bushpepës ka lenë gjatë promovimit të këngës në disa qytete europiane.

Ermal Meta është një tjetër shqiptar që do e përjetojë emocionin e asaj skene si përfaqësues i vendit fqinj Italisë, në Lisbonë të Portugalisë.

https://www.instagram.com/p/BiQU5VvAfjg/?hl=en&taken-by=eugentbushpepa

Link: https://www.instagram.com/p/BiQU5VvAfjg/?hl=en&taken-by=eugentbushpepa

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BX6FNnKgeEk/?hl=en&taken-by=eugentbushpepa