ShowBiz

E kritikuan se ftoi Ijen e Besit në studion. Rudina Magjistari u përvishet ashpër komentuesve

Para pak ditësh Rudina Magjistari ftoi në emisionin e saj, gjyshen e Bes Kallakut, e njohur publikisht si Ija e Besit. Ija është kthyer tashmë në një personazh publik në të gjithë kuptimin e fjalës. Ajo tregoi histori mjaft interesante dhe solli shumë pozitivitet në studio.

Mirëpo, jo të gjithë e kanë parë me këtë sy. Moderatorja përmes një statusi në rrjetet sociale, u kthen përgjigje atyre që nuk e mirëpritën ftesën e Ijes në studio.

Ja reagimi i saj:

Meqe dje, disa prej komentuesve “te shqetesuar” e ndonje gazetareje lart e poshte, qe sugjeron ligjerata akademike çdo dite pasditeve ne tv, se çfare modeli dha Ija e Besit ne program, po jua sqaroj qe perveçse argetoi, na kujtoi modelin e njeriut qe per te siguruar jetesen ben edhe pune krahu e fushe, qe ka rritur plot femije e niper te mbare e qe pavaresisht jetes se veshtire, buzeqeshja dhe humori ia gezon shpirtin edhe sot e kesaj dite, qe ka vajtur afer te tetedhjetave. Do uroja shume qe kete model ta ndiqnin edhe shume prej atyre qe rrine e shkojne kohen ne fb duke komentuar lart e poshte, ne vend qe te merren me nje pune e te mbushin jetet e tyre. Gezuar 1 Majin!

https://www.instagram.com/p/BiO8BiKF5pm/?taken-by=rudinamagjistari

Link: https://www.instagram.com/p/BiO8BiKF5pm/?taken-by=rudinamagjistari

Link: https://youtu.be/O8l-J7YgNsQ?t=81

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiOEWn4lRVv/?taken-by=rudinamagjistari