ShowBiz

Mediat greke “sulmojnë” Eleni Foureiran për simbolet kombëtare. Reagon këngëtarja

Çështjet etnike ose diferencimet nacionaliste janë gjithnjë një plagë e hapur dhe e shëmtuar në Ballkan. Njerëzit kapen pas simboleve dhe imazheve për të krijuar ndasi e dallime, duke u distancuar kësisoj  nga toleranca, kultura dhe harmonia.

Eugent Bushpepaj postoi një foto duke bërë simbolin e shqiponjës me këngëtaren me origjinë shqiptare që përfaqëson Qipron në Eurovsion, Eleni Foureira.

Por grekët kanë reaguar shumë ashpër duke e sulmuar këngëtaren me origjinë shqiptare dhe kanë shkruar se veprimi i saj ishte një provokim. Pas kësaj duket se ka reaguar këngëtarja.

“Muzika është për të bashkuar dhe jo ndarë njerëz, e prandaj jam këtu pa asnjë lidhje me gjithë këto çështje nacionaliste që disa njerëz më akuzojnë mua.

Me të vërtetë e dua Greqinë dhe askush e asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Le të shkojmë tani e të përfaqësojmë Qipron në mënyrën më të mirë”, shkruan Foureira.

https://www.instagram.com/p/BiQU5VvAfjg/?taken-by=eugentbushpepa

Link: https://www.instagram.com/p/BiQU5VvAfjg/?taken-by=eugentbushpepa

Link: https://www.instagram.com/foureira/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/foureira/