Diva e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha është ndër të rrallat figura të skenës që kurrë nuk ka pranuar të këndojë këngë të cilat nuk përfshijnë vlera të mirfillta shqiptare.
Sot ikona e padiskutueshme, ka festuar 85-vjetorin e lindjes.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka bërë asaj një nderim të veçantë. Presidenti Trump i akordoi bilbilit të muzikës një medalje Mirënjohje dhe me këtë rast, ditën e djeshme kur data shënonte 6.5.2018, pranë Akademisë së Arteve në Tiranë është mbajtur një ceremoni nderimi për legjendën e muzikës shqiptare.
Në aktivitet morën pjesë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, diplomatë të ambasadës amerikane si dhe intelektualë dhe personalitete të shkuar nga fondi i artit dhe jo vetëm.
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/UnioniIGazetareveShqiptare/photos/rpp.429225333789862/1751403571572025/?type=3&theater