Një nga gazetarët më të sukseshëm në Shqipëri, Blendi Fevziu, ka qenë dje përballë fëmijëve, ku iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të tyre.
E mes humorit dhe duartrokitjeve të publikut, Fevziu ia “rrëmbeu” zemrat fëmijëve, të cilët i mblodhi rreth vetes dhe u tha që të bënin pyetjet që dëshironin ata.
Por pa nisur ende mirë, si gjithnjë nuk munguan batutat e Uejsit.
Uejsi: E di ti që një shoqja e mamit tim vdes për ty. Kur del ti në “Opinion” thotë: Ah Blendi… Po mos e kërko emrin se është e martuar dhe mos bëhet burri xheloz”.
Fevziu: Jo jo nuk bëhet.
Uejsi: Po u bë ika unë me vrap…
Fevziu: Po u bë burri xheloz ikim me vrap të gjithë ne.
Link: https://youtu.be/jZFg5YtKrMA?t=217
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan