ShowBiz

E kryqëzuan pas fotove në hotel, Genta merr vendim befasues

Edhe pse kanë kaluar shumë vite qëkur se ajo konkuronte në Big Brother, emri i saj ende lakohet në media. Shkak për këtë është edhe instagrami apo rrjetet sociale, ku Genta Gjalpi është shumë aktive. Fotot që ajo poston shpesh ngjallin shumë debat, dhe e kanë bërë Gentët të vihet në shënjestrën e mediave rozë.

Së fundmi, disa foto postuar në një dhomë hoteli, me shtratin mbuluar me trëndafila kanë shkaktuar shumë komente në profilin e saj. Fansat e akuzonin se fotot ishin para seksit, dhe kështu Genta u detyrua t’i fshinte ato nga Instagrami.

Mirëpo përpos kësaj ajo u ka komunikuar ndjekësve, se do mbyllte të gjitha rrjetet sociale pasi vuante nga ankthi.

“Shpeshhere ne njerezit qe dukemi me te lumtur dhe me te qeshur jemi ata qe merzitemi me shume, edhe qe vuajme me shume se kushdo tjeter, ju nuk e dini sa i keq eshte ankthi si ta ngushton stomakun e si ta tkurr shpirtin e te tret emocionalisht aq sa ngelesh pa shprese, pa endrra, pa motivim. Po e mbyll kete Instagram, Fb, Snap me shpresen se do gjej qetesi shpirterore”, shkruan Genta mjaft e prekur.

Link: https://www.instagram.com/p/BiXXzw9FcPj/?taken-by=genta.91

Link: https://www.instagram.com/p/BiX3lZulTQt/?taken-by=genta.91

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgHSUFzFusb/?taken-by=rudinamagjistari