Ajo i mungon publikut me projekte të reja muzikore, por është pranë tyre në rrjetet sociale ku ndan momentet më të bukura të jetës së saj e të shtatzanisë.
Edhe pse fillimisht Adelina Tahiri e mbajti të fshehtë këtë fakt, më pas me anë të një deklarate ka falenderuar fansat dhe publikut për mbështetjen dhe për rrespektimin e privatësisë në periudhën më delikate të jëtës së saj.
Bukuroshja e cila është në pritje të një djali së fundmi ka postuar dy foto të barkut të saj të rrumbullakët por ajo e fundit është disi më e veçantë.
Pak orë më parë në Instagram-in e saj është postuar një foto e ëmbël ku barku i këngëtares rrethohet nga duart e bashkëshortit të saj ndërkohë që në diçiturë shkruhet; “65% Loading”,-e cila nënkupton që Adelina është shumë pranë mëmësisë.
https://www.instagram.com/p/BicPM-CFm1r/?taken-by=adelina_tahiri1
Link: https://www.instagram.com/p/BicPM-CFm1r/?taken-by=adelina_tahiri1
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeXu6fml2zG/?taken-by=adelina_tahiri1