ShowBiz

Alketa Vejsiu emocionohet nga dedikimi i rrallë i Timo Fllokos

Mes regjisores Vera Grabocka dhe prezantueses Alketa Vejsiu ka një miqësi dhe bashkëpunim frytthënës.

Ato vijnë si paketë dyshe në spektakle të ndryshme. Por mesa duket edhe bashkëshortët e tyre paskan një miqësi të konsoliduar.

Aktori i mirnjohur dhe së fundmi poeti i afirmuar Timo Flloko, burri i Vera Grabockës, i ka kushtuar një poezi vajzës së prezantueses së dashur nga publiku. Alketa e prekur nga ky gjest e ka falenderuar atë në rrjetin social Instagram.

“Timo Flloko… Te them Faleminderit nuk e vleresoj sic duhet kete dhurate te vyer,”-përfundon Alketa mjaft e emocionuar nga kjo dhuratë shumë e veçantë.

https://www.instagram.com/p/BijIQIRgIhb/?taken-by=alketavejsiu

Link: https://www.instagram.com/p/BijIQIRgIhb/?taken-by=alketavejsiu

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiOpQvnAAV7/?taken-by=alketavejsiu