ShowBiz

E thumbojnë a ka gjetur burrë, reagimi i Eva Muratit është i prerë

Para pak ditësh, lajmi se moderatorja e njohur Eva Murati dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, ishin ndarë, pushtoi të gjithë mediat.

Menjëherë Eva reagoi ndaj këtij lajmi, duke e cilësuar si të pavërtetë dhe se ajo e Genari vazhdojnë të jenë së bashku.

Sot moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, ku në fund të tij, Arjola i tha Evës për kekun që ajo kishte përgatitur se “Ishalla të ka dal i shijshëm se gjithë kjo reklamë që të bëmë…”.

Me siguri do fillojnë ofertat e punës në restorant”, u shpreh Eva duke buzëqeshur. Dhe sigurisht që Arjola do e ngacmonte pak Evën, duke e pyetur si me stil mbi thashethemet që qarkulluan një javë më parë: “Ty s’të themi dot do gjesh burrë se e ke gjetur apo...”, është shprehur Arjola.

“Jo, jo në rregull”, u shpreh Eva, duke konfirmuar njëherë e mirë lumturinë e saj përkrah Genarin.

Link: https://youtu.be/sv13-T5UqTI?t=2869

https://www.instagram.com/p/BTPcBHjjHHb/?taken-by=genartopalli1

Link: https://www.instagram.com/p/BTPcBHjjHHb/?taken-by=genartopalli1

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BicvdKlhgQT/?taken-by=evamurati