ShowBiz

Gent Bushpepa fenomenal në Eurovizion. Performanca e tij elektrizuese e çoi Shqipërinë në finale

Kënga “Mall” është shkruar që në 2014, kur vetë këngëtari jetonte larg familjes, flet për një histori personale prekëse, siç mund të kuptohet nga teksti. Këtë Genti e ka spjeguar në intervistat e tij para performancave në skenë.

Me anë të kësaj kënge të ndjerë, Eugent Bushpepa elektrizoi mbrëmjen e djeshme skenën e “Eurovizion”, ndërsa u kualifikua edhe në finale.

“Tashmë jemi drejt finales së Eurovizionit. Një falenderim i madh për mbështetjen tuaj. Ju duam shumë dhe pa ju kjo nuk do kishte ndodhur.” Eshtë shprehur Genti në facebookun e tij.

Në videon e mëposhtme do e kuptoni pa kurrfarë dyshimi arsyen pse Shqipëria këtë vit kapi finales. Momentet e altit akut, në disa fragmente të këngës janë vërtetë mbresëlënëse dhe ngjethëse.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=VbNFep0qyck

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/bushpepagent/photos/a.10152181410146470.1073741828.47675291469/10155279518236470/?type=3&theater