Xheraldina Vula një ndër gazetaret më të njohura në Kosovë dhe jo vetëm e po ashtu nëna e këngëtarit të suksesshëm Ledri Vula.
Ajo ishte mbrëmë e ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, në një intervistë ndryshe. Gjatë emisionit, ajo foli për marrëdhënien me djalin e saj dhe mori edhe një videomesazh surprizë prej tij.
“Ne jemi shumë të lidhur, që të tre jemi shumë të lidhur dhe sa herë kemi diçka konsultohemi me njëri-tjetrin. Por Ledrit unë shpesh i them: Të të njihnin vajzat ashtu si të njoh unë, nuk do kishin ardhur pas teje. Dhe ai më thotë: Çfarë ke ti? Ai nuk di të gatuajë, është dembel të shtrojë dhe të ngrejë tavolinën. Pret nga nëna dhe babai që t’i përgatisin ushqim. I them shpesh: Një djalë modern si ti nuk duhet të presë çdo gjë gati. Kur Ledri ka qenë i vogël ka qenë shumë i lëvizshëm, por edhe shumë i dëgjueshëm”, tregoi Xheraldina Vula.
Por ndërkohë që ajo fliste për marrëdhënien me të, në ekran u shfaq një videomesazh nga këngëtari.
“Unë si gjithmonë jam në lëvizje, sot jam në Frankfurt. Të të them të dua shumë dhe gjëra të tjera, ti i di. Por kam qejf të të bëj një pyetje: Do kishe dashur më shumë që unë të kisha një vëlla, ose një motër, apo ke qejf të bëhesh gjyshe? Pyetje e vështirë…”, tha Ledri.
Pas videomesazhit Xheraldina tha se padyshim dëshira e saj tani është që të bëhet gjyshe.
“Do kisha dashur që Ledri të kishte një vëlla ose një motër deri në këtë ditë, por tani do doja të bëhesha gjyshe, patjetër. Unë pres të bëhem gjyshe. Me dëshirën time do duhej të ishte shumë afër”, tha Xheraldina.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=YV855PiOWO8
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bihxi_GACrq/?taken-by=ledrivula