ShowBiz

“Le të flasin jo s’bahet nami”. Kujt po i thotë kështu Lauranti?

 
Ka kaluar rreth një javë që kur këngëtari Laurant Halimi solli këngën e tij me titull “Le të flasin”, një këngë tipike verore që i përshtatet pikërisht stilit të tij muzikor.

Për rreth një javë ai gati i është afruar shifrës së 100 mijë klikimeve. Me zërin e tij të veçantë ai ka arritur që të krijojë një këngë shumë të bukur e cila deri më tani është duke u dëgjuar mjaft shumë.

“Le të flasin jo s’bahet nami o sa po duhem na ka dal zani, o le të flasin jo se kam gajle, s’po dalim tinza po ashiqare”, është refreni i këngës i cili të krijon një ndjesi shumë të bukur të një dashurie pa komplekse.

Me vallëzimin e disa vajzave dhe me pamjet verore të plazhit, Lauranti ka sjellur kënaqësi tek admiruesit e tij.

Ne u japim kënqësi që ta dëgjoni në platformën më të madhe shqiptare Arkiva Shqip.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=vZbSa5fMOYY