ShowBiz

“Të të vij turp për atë që the…” Replika të forta midis Gracianos dhe Ilir Shaqirit

Disklutimet kanë qenë të ashpra mbrëmë në puntatën e rradhës së “Dancing With The Stars”, ku Ilir Shaqiri dhe çifti Aulona Musta e Graciano Tagani janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ditën e djeshme ky çift kanë performuar një pjesë nga filmi “The Mask”, por Shaqirit nuk i ka pëlqyer aspak kërcimi i Aulonës dhe Gracianos, duke iu drejtuar moderatores së njohur se ajo ka vështirësi në pantonim e kërcim.

“Aulona nuk e ka kuptuar se roli që duhet të luante ishte ai i balerinës samba e jo i palmës”, është shprehur Iliri.

Ndërkohë, Graciano ka marrë mikrofonin dhe i ka thënë Ilirit që t’i vijë turp që foli ashtu për Aulonën. Menjëherë në këtë debat ka ndërhyrë Ema Andrea, e cila ka qetësuar situatën, duke u shprehur se duhet të kenë kujdes me komunikimin.

Link: https://youtu.be/GVLgfrsDYjI?t=448

Burimi i fotos kryesore: ©Vizion Plus